Francë, bien në pranga 4 persona, dyshohen si terrorist

473
FRANCE-Arrestohen në Francë 4 persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist mbi një bazë ushtarake në Marsejë. Gjatë arrestimit nuk u gjet asnjë armë, por policia zbuloi të dhëna për përgatitje eksplozivësh.Të arrestuari kishin planifikuar të bashkoheshin me trupat e ISIS në Siri.
Forcat e sigurisë franceze organizuan një aksion të hënën në mëngjes në Marsejë, ku arritën të arrestojnë 4 persona të moshësh 16-23 vjeç, të cilët kishin planifikuar një sulm terrorist mbi një bazë ushtarake. 
Personat mbahen ne polici si të dyshuar, për planifikimin e rrëmbimit dhe prerjes së kokës të një ushtari francez . Gjatë arrestimit nuk u gjet asnjë armë megjithatë policia zbuloi të dhëna për përgatitje eksplozivësh.
Më i vjetri i grupit Xhibril ka qënë më parë një punonjës i marinës ushtarake në bazën e qytetit jugor Francez Collior, e cila ka shërbyer gjithashtu për trajnimin e forcave elite të komandos. 
Njëri nga anëtarët më të rrezikshëm të grupit, 17 vjeç ,është nën mbikqyrjen e veçantë të policisë për shkak të aktivitetit të tij në mediat sociale dhe lidhjen me militantët francezë në burg.
Sipas burimit të sigurisë franceze, tre të arrestuari kishin planifikuar të bashkoheshin me trupat e ISIS në Siri..
Të dyshuarit për komplot tani ndodhen në paraburgimin e shërbimeve të inteligjencës. Ndaj tyre është hapur një hetim nga prokurorët e anti terrorit 
Informacioni për dështimin e sulmit ndaj ushtarit francez, erdhi vetëm disa orë pas dy shpërthimeve të martën në një uzinë petrokimike në Marsejë, ndërsa hetuesit nuk kanë gjetur ende një motiv për këtë ngjarje. Ata gjithashtu kanë deklaruar se shpërthimet nuk kanë lidhje me sulmin mbi bazën ushtarake.
Presidenti francez Fransua Holande dhe ministri i brëndshëm Bernard Cazanueve, vlerësuan punën e policis, në parandalimin e sulmeve terroriste. 
Sigal