Francë, Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër në vend të Valls

444
Sigal

Ministri i
Brendshëm, Bernard Cazeneuve, është emëruar kryeministër i Francës, njoftin
Pallati Elysee sot, raporton CNN.

Cazaneuve zëvendëson Manuel Valls, i cili ditën e hënë
bëri të ditur se do të heqë dorë nga posti i kryeministrit për të nisur
fushatën për president të Francës.

Valls ka kandiduar veten në kuadër të Partisë Socialiste
për zgjedhjet që mbahen me dy raunde, vitin e ardhshëm.

Presidenti aktual, Francois Hollande, nga njëjta parti ka
deklaruar më herët se nuk do të kërkojë një mandat të ri.