Francë/ Aksident tragjik në parkun e lojërave. Humb jetën 25-vjeçarja, shkëputet karrigia e karoselit

441
Sigal

Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, në ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në një park lojërash në Francë, pasi kanë rënë nga pajisjet ku kishin hipur.

Një nga krahët e pajisjes gjigande rrotulluese është shkëputur, duke rënë nga 10 metër lartësi e duke lënë të vdekur nga përplasja një 25-vjeçare dhe ka mbetur e plagosur rëndë një 20-vjeçare.

Policia ka arrestuar menjëherë pronarët e këndit të lojërave.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e shkëputjes së pjesës metalike, kishte pasur erëra të forta, ndërsa disa të tjerë thanë se ajo ishte përplasur me një tjetër pjesë metalike, të njërës nga lojërat në park.