Francë, 3 të vdekur, mes tyre një kamikaze, gjatë operacionit për kapjen e terroristëve

422
Të shtëna me armë zjarri janë shkëmbyer në periferit të Parisit, pasi policia anti-terror rrethoi një apartament ku besohet të jetë fshehur organizatori dhe financuesi i sulmeve të së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud.
Të shtënat janë shkëmbyer ndërmjet tre terroristëve të dyshuar dhe policisë gjatë operacionit të policisë në zonën e quajtur Saint Denis, që filloi rreth orës 4.30 të mëngjesit.
Raportet tregojnë se objektivi i rrethimit të policisë është Abdelhamid Abaaoud. Më parë mendohej se ai ndodhej në Siri.
Kanali francez i lajmeve BFMTV, thotë se besohet se bashkë me Abaaoud-in fshihen edhe i kërkuari kryesor nga policia franceze, Salah Abdeslam, si dhe një xhihadist tjetër i paidentifikuar.

Ne te majte:Abdelhamid Abaaoud ; Ne te djathte: Salah Abdeslam
Sipas gazetës franceze Le Monde burimet policore flasin per 2 persona të vdekur nga operacioni
Të shtëna me armë zjarri dhe të paktën 7 shpërthime të vogla, të shkaktuara nga granada dore janë dëgjuar teksa rrethimi vazhdon.
Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe larg dritareve. Disa të tjerë janë evakuuar në strehime të përkohëshme. Policia ka konfirmuar se tre prej oficerëve janë lënduar.
Mediat franceze në fillimisht raportuan se bastisja ishte pjesë e një operacioni për të kapur të dyshuarin e nëntë të përfshirë në sulmet terroriste natën e së premtes në kryeqytetin francez, i cili mendohet të jetë në arrati.
Në vendngjarje kanë ardhur dhe forcat speciale SWAT të cilat kanë rrethuar zonën me dhjetra makina dhe furgonë policie.
Ora 07:22 – Policia: Tre të arrestuar nga bastisja
Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit policor e ushtarak në Saint-Denis, sipas Agjencisë franceze të lajmeve AFP.
Ora 07:20 – “Një kamikaze femër mes të vdekurve”
Mes të vdekurve në operacionin e zhvilluar në zonën Saint Denis në periferi të Pasrisit, është një grua e cila kishte rrip me eksplozivë. Associated Press duke cituar burimet policore raporton për tre oficerë policie të plagosur gjatë operacionit.
Ora 07:15 – “Tre të armatosur të vrarë” në Saint Denis
Një tjetër i armatosur është vrarë nga forcat policore, duke e çuar në 3 numrin e të vdekurve raportojnë mediat franceze. Nuk dihet ende nëse ka të armatosur brenda ndërtesës
Ora 07:08 – Operacioni “kundër Abdelhamid Abaaoud dhe 5 vetave të tjerë”
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se policia beson se organizatori i dyshuar i sulmeve të së premtes, Abdelhamid Abaaoud, fshihet në apartamentin ku po ndodh bastisja në Saint Denis, sëbashku me 5 persona të tjerë të armatosur.
Ora 6:59 – Dëgjohen 7 shpërthime
Të paktën 7 shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në vendngjarje, gjatë operacionit të policisë Saint Denis, raporton Associated Press
Sigal