Sigal

Sot në mëngjes banorët e rreth 200 000 shtëpive janë zgjuar pa energji elektrike, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut që përfshinë zona të shumta, njoftoi ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike.

”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’, saktësoi ENEDIS në një komunikatë të shkurtër për shtypin.

”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, sqaroi për median një zëdhënëse e kompanisë.