Franca, vendi i parë në botë që detyron supermarketet të dhurojnë ushqim për të varfërit

494
Sigal

Supermarketet në
Francë do të gjobiten nëse do të hedhin në plehra ushqimin që nuk është shitur.
Atyre do tu kërkohet ta dhurojnë atë për të varfrit, në jetimore ose në bankat
e ushqimeve.

Ky ligj u votua nga
senati francez këtë të enjte dhe është mirëpritur me mirënjohje dhe tone gëzimi
nga shoqëria civile.

Nisma përfshin vetëm
supermarketet e mëdha që kanë më shumë se 400 artikuj ushqimor.

Nëse këto subjekte
shkelin ligjin do të paguajnë 3750 euro, thotë “The Independent”.