Franca planifikon referendumin për vetëqeverisje të Kaledonisë

511
Territori francez i Paqësorit i Kaledonisë së Re do të mbajë një referendum për vetëqeverisje vitin e ardhshëm, nën një marrëveshje të arritur me qeverinë franceze.

Udhëheqësit e rinj të Kaledonisë të enjten(2 nëntor) mbajtën nëntë orë bisedime me ministrat francezë në Paris.

Marrëveshja politike mund të hapë rrugën për pavarësi.

Nëntori 2018 është afati i fundit për votim.

Kaledonia e Re, në lindje të Australisë, ka rreth 275,000 banorë.

Në vitet 1980 ekzistonin përplasje mes forcave franceze dhe kanakëve indigjenë.

Marrëveshja Noumea e vitit 1998 parashikoi një dekolonizim në faza franceze, me referendum në vitin 2018.

Kryeministri Edouard Philippe tha:” Bisedimet e së enjtes rezultojnë si marrëveshje politike dhe ndoshta edhe përtej kësaj “.

Ai tha se qeveria dhe politikanët e Kaledonisë së Re ranë dakord mbi madhësinë e elektoratit, vendndodhjet për qendrat e votimit dhe praninë e vëzhguesve të zgjedhjeve të OKB.

Por formulimi i çështjes së referendumit ende nuk është vendosur.Philippe do të vizitojë Kaledoninë e Re gjatë këtij muaji.
Sigal