Franca nis sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik

451
Franca ka kryer sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Avionët francezë shkatërruan kampin e trajnimit në lindjet të qytetit Deir Al-Zour, lajmëroi Presidenti Francois Hollande.
Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri e Irak për më shumë se një vit.
Duke folur nga Nju Jorku, Hollande tha se duhej një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës në Siri, por Presidenti Bashar al-Assad nuk mund të jetë pjesë e saj.
Franca, ashtu si Mbretëria e Bashkuar, kishte paralajmëruar më parë për sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik në hapësirën ajrore irakiene.
Britania në fillim të këtij muaji njoftoi se ishte kryer një sulm ajror me dron kundër dy shtetasve britanikë në Siri, dhe që operacionet e komanduara vazhdonin në hapësirën ajrore siriane.
Sulmet ajrore franceze në Siri pasqyrojnë vendosmërinë për të ndalur terrorirstët e ISIS.
Sigal