Franca mbështet Kosovë në procesin e liberalizimit të vizave

424
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni priti në takim, Florence Mangin, drejtoreshë për Evropën kontinentale, që mbulon Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Francës.
Në këtë takim ministri Hyseni falënderoi Mangin për vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Republika e Francës për të gjitha proceset që ka kaluar Republika e Kosovës.
“Republika e Francës është ndër vendet mike, në përkrahjen e proceseve të rëndësishme që ka pasur Kosova dhe ne presim që tashmë kjo mbështetje të vazhdojnë edhe në procesin e liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL”, theksoi ministri Hyseni.
Ndërsa, Florence Mangin, tha se Republika e Kosovës ka një polici shumë profesionale, e cila ka arritur rezultate jashtëzakonisht të mira në luftën kundër grupeve të ndryshme që janë përfshirë në terrorizimin e dhunshëm dhe krim të organizuar.
“Republika e Francës do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në ofrimin e trajnimeve për profesionalizmin e më tejmë të Policisë së Kosovës. Po ashtu ne do të ju përkrahim në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimit të Policisë së Kosovës në INTERPOL”, tha Mangin
Sigal