Franca kërkon ekstradimin e kryeterroristit Salah Abdeslam

537
Autoritetet franceze kërkojnë ekstradimin e Salah Abdeslam, pas arrestimit të premten në lagjen Molenbek në Bruksel. I kërkuari numër 1 në Europë, ishte pjesëtari i fundit, i mbetur nga “njësia terroriste” që goditi Parisin më 13 Nëntor, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjera.
Ministri i Brendshëm Francez, Bernard Kaznev e përkufizoi arrestimin e 26 vjecarit që kërkohej prej 4 muajsh, si “goditjen më të rëndë” për Shtetin Islamik. Salah Abdeslam u kap të premten, pas një operacioni të forcave speciale belge, gjatë të cilit u plagos në këmbë. Bashkë me të u arrestua edhe Monir Ahmed Alaaj, në listën e të kërkuave të policisë belge si dhe tre pjesëtarët e një familje që kishin ndihmuar në fshehjen e tij.
Të shtunën, Abdeslam doli nga spitali dhe u mor në pyetje nga policia. Prokurori Belg Erik Van der Sipt tha se policia ka në dispozion 24 orë që mund të shtyhen deri në 48 përpara se ai të dalë përpara gjykatësit dhe të mbyllet në qeli për rreth një muaj. “Nëse ai do të flasë mendoj se do te qëndrojë më gjatë në Belgjikë. Herët a vonë, ai do të ekstradohet në Francë” –tha Der Sipt. Të shtunën, presidenti francez, Fransua Holond zhvilloi një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes në Elize. Sipas marrëveshjes së vitit 2002 të BE-se, procesi i esktradimit mund të përshpejtohet, veçanërisht nëse flitet për krime që lidhen me terrorizmin.
Sigal