Franca i kërkon BE-së zyrtarisht ndihmë

451
Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian ka bërë një kërkesë zyrtare për ndihmë nga partnerët e Bashkimit Europian.
Kjo është hera parë që kërkohet ndihma reciproke në traktatin e Bashkimit Europian.
“Në Bruksel, unë kërkova nenin 42.7” tha ai në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së.
Traktati i Lisbonës i Bashkimit Europian thotë se në rastin e një “agresioni të armatosur”, vendet e BE-së e kanë për detyrë ndihmën dhe asistencën me të gjitha mjetet e fuqive të tyre”.
Pritet që Le Drian të japë një konferencë për shtyp më vonë ditën e sotme.
Pavarësisht spekulimeve intensive, Franca nuk e ka kërkuar ende vënien në zbatim të nenit 5 të NATO-s, që kërkon mbështetjen ushtarake të një aleati.
Ajo pjesë e traktatit i jep të gjithë nënshkruesve të drejtën për luftë si një akt vetëmbrojtjeje, nën statutin e OKB-së.
Ajo pjesë e traktatit është kërkuar vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 në SHBA.
Sigal