Franca hap mbi 200,000 dokumenta të klasifikuar

469
Franca do të hapë më shumë se 200.000 dokumenta të klasifikuara që i përkasin luftës së dytë botërore.
Arkivat i përkasin regjimit të Marshallit Philippe Petain gjatë viteve 1940-1944 dhe pritet të hedhin dritë mbi dëbimin e më shumë se 76.000 hebrenjve, ku shumica e të cilëve ishin fëmijë.
Dokumentat përmbajnë informacion edhe për shumë krime të tjera të bëra gjatë luftës.
Në bazë të vendimit të marrë, pritet që të zbardhen edhe materiale të kohës së pas-luftës, të arkivuara nga ministria e brendshme, e jashtmë, nga ministria e Drejtësisë e madje edhe nga policia.
Këtu përfshihen një sërë hetimesh të kryera nga qeveria franceze, për krime të bëra gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj.
Më parë, këto dokumenta mund të shiheshin vetëm nga kërkuesit, historianët dhe gazetarët. Me ligjin e ri, arkivat mund të shihen nga cdo qytetar që depoziton një kërkesë legjitime dhe të arsyshme.
Sigal