Franca arreston tre të dyshuar për sulme terroriste

508
Tre perosna janë arretsuar në Francë me dyshimin se po organizonin sulme terroriste. Një skuadër për çaktivizimin e bombave bastisi shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në qyetetin Clermont-Ferrand, teksa dy të tjerët u arrestuan në Marsejë dhe Paris.

Sipas agjensisë Reuters, arrestimet erdhën si pjesë e një hetimi të nisur në fillim të muajit janar për të gjithë perosnat që kishin udhëtuar apo kishin ndërmend të niseshin drejt Sirisë apo që kishin kryer sulme terrorriste.

Një burim policor i cituar nga Le Monde tha se komploti ishte mjaft i avancuar dhe për këtë arsye agjencia franceze e Inteligjencës vendosi të ndërhyjë. Ndërkohë më herët, me 10 shkurt katër persona u arrestuan në Montpellier, pas dyshimeve se po organizonin sulme terroroste, madje ministri i Brendshëm Bruno Le Roux tha se shmangëm një sulm të sigurtë.

Grupit të përbërë prej tre burrave dhe një gruaje iu gjetën materiale kompromentuese si bomba artizanale, dhe pjesë të tjera që kompozojnë mjetet shpërthyese.

Sakaq, para disa javësh një ushtar u sulmua me hanxhar nga nje person që u përpoq të hynte dhunshëm në muzeun e Luvrit në Paris, 29 vjeçari i qëlluar nga policia, ku mori plagë të rënda. Franca është në gatishmëri të lartë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në vitet e fundit nga militantët që pretendojnë të jenë nga grupi i Shtetit Islamik. Që nga fillimi i 2015, të paktën 230 njerëz janë vrarë në sulmet xhihadiste në Francë.
Sigal