FOTO+VIDEO/ Trafiku i drogës me kontejner nga SHBA deri në Ancona, si u zbuluan 308 kg kokaine

471
Policia italiane në portin e Gioia Tauro-s sekuestroi sot një sasi të madhe kokaine, duke zbuluar kështu një rrjet të gjerë trafiku. Në operacionin antidrogë, ku u sekuestruan 308 merrnin pjesë Guardia di Finanza, Agjencisë Doganore dhe Anti-Mafias.

‘Strettoweb’ shkruan se kokaina ishte fshehur në kontenierë që ishin nisur nga Shtetet e Bashkuara, kaloi në Panama, ndërsa si destinacion kishte Anconën e Italisë. Ndërkohë, vlera e sasisë së drogës kapte shifrat e 65 milionë Euro.
Mësohet se droga ishte fshehur mes fletëve plastike, ndërsa u gjetën 8 qese që përmban 271 pako me kokainë të pastër.
Sigal