FOTO+VIDEO/ Protesta të dhunshme në Gaza, 18 të vdekur e 900 të plagosur

594
Të paktën 18 palestinezë në Gaza janë qëlluar për vdekje nga trupat izraelite, pas përleshjeve të përgjakshme që shpërthyen në kufi, thonë zyrtarët palestinezë.
Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët.
Ata e shohin atë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetinn.
Zyrtarët e lartë të SHBA, duke përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortin e saj, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Sundimtarët islamikë të Gazës, Hamas, kanë bërë protesta masive në një “Marshim të Madh të Kthimit” për gjashtë javët e fundit. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.
‘Një djalë 14-vjeçar ishte mes të vrarëve të hënën dhe më shumë se 900 vetë u plagosën’, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Palestinezët hodhën gurë ndërsa ushtria izraelite i përdori snajperët si tym i zi që derdhej nga gomat e djegura.
Ushtria e Izraelit tha se 10,000 “protestues të dhunshëm” ishin mbledhur përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e saj po vepronin “në përputhje me procedurat standarde”.
Sigal