FOTO+VIDEO/ Policia i zë ‘pritë’ para Kuvendit të Kosovës, arrestohet Albin Kurti

694
Arrestohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ish-kreu i VV-së u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës që u hodh në Kuvend. Ai është ndaluar teksa po hynte në godinën e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhër-arrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.
Një vit më parë, Kurti, Haxhiu, e Kadaj, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke shkaktuar ‘përplasje’ mes maxhorancës dhe opozitës.


Sigal