VIDEO+FOTO/ Pas “ciklonit bombë”, ngricat “paralizojnë” Amerikën e Veriut

Bregu Lindor i Amerikës së Veriut po përballet me ngrica record pas stuhisë dimërore vdekjeprurëse të quajtur “cikloni bombë” që solli dëborë deri në jug të Floridës.

Në disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë, temperaturat ranë deri në -29C të premtën në darkë, ndërsa si pasojë e erës së fuqishme, dhjetra mijëra banorë në Nova Scotia mbetën pa energji elektrike.

Të premten Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA parashikoi temperatura jashtëzakonsht të ulëta për fundjavën ndërsa rrymat e ajrit të ftohtë të Polit të Veriut do vazhdojnë në drejtim të rajonit të Altantikut në SHBA.

Temperaturat e ulëta vijnë disa ditë pasi fenomeni i përshkruar si “cikloni bombë” solli reshje të mëdha dëbore në shumë zona përgjatë Bregut Lindor të SHBA-së si dhe erëra të fuqishme.



Sipas raportimeve, 19 persona kanë vdekur në SHBA dhe 2 në Kanada si pasojë e motit ekstrem. Katër persona humbën jetën në aksidente rrugore në Karolinën e Jugut dhe të Veriut. Moti ekstrem gjithashtu shkaktoi kaos në trafik dhe mijëra fluturime u anuluan të enjten dhe të premten ndërsa Atlantiku dhe Kanadaja qëndrore janë përfshirë nga stuhia dimërore.

Provincat e New Brunswick, Newfoundland dhe Labrador janë përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore dhe paralajmërimet për stuhi dëbore si dhe nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Qindra shkolla dhe biznese janë mbyllur në Nju Jork, Filadelfia, Boston dhe shumë qytete të tjera ndërsa çmimet e gazit natyror në very-lindje të SHBA-së janë rritur shumë për shkak të kërkesës për gazin e ngrohjes.