FOTO+VIDEO/ Mbërrin Viti i Ri 2018/ Vendet që festuan të parët. Shihni spektaklin e fishekzjarrëve

442
Mbërrin zyrtarisht Viti i Ri 2018. Ashtu si për çdo vit, mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, të parat vende që mirëpritën Vitin e Ri. Qytetarë nga këto vend kanë shijuar spektaklin e magjishëm të fishekzjarrëve.

Këta ishuj të vegjël të Paqësorit, pa bujë përcjellin të parët vitin e vjetër për t’i lënë fishekzjarret dhe zhurmën Zelandës së Re, shteti i parë i madh që feston mbërritjen e Vitit të Ri.
Samoa ishte vendi i parë që festoi 2018, ndërsa mesnata mbërriti në ishull. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.
Pas Samoas, viti i ri 2018 mbërriti në Australi dhe Zelandën e Re, për të vijuar më pas me vendet e tjera.
Sigal