FOTO+VIDEO/ Kinë, turisti ikën nga plazhi me një delfin në krah, polemika në rrjet

516
Një turist kinez është filmuar teksa largohej nga plazhi me një delfin mbi sup.
Ngjarja ka ndodhur në Hailing Islan, në Kinë. Turisti më pas e ka futur kafshën- që sipas dëshmitarëve kishte ngordhur- në një makinë dhe është larguar.
Në Vend, delfinët janë një specie që mbrohen me ligj dhe është ilegale ti mbash ato edhe të ngordhur.
Për këtë arsye policia lokale po kërkon burrin në video. Video ka përfunduar në rrjet duke indinjuar pjesën më të madhe të përdoruesve të internetit. I rëndë edhe reagimi i tyre. Dikush shkruan : ‘Është e neveritshme’, ndërsa një tjetër ‘Këta janë njerëz të egër’.
Sigal

dolphin

nintchdbpict000403248988

nintchdbpict000403248977