Fotot më të pëlqyera të vitit 2017 në Instagram

622
Sigal

Po e nisim nga vendi i tretë, për pak suspansë. Me 10.3 milion pëlqime, fotoja e Selena Gomez me shoqen e saj të ngushtë që i dhuroi një veshkë në luftën e saj kundër Lupus, zë vendin e tretë në këtë listë. Selena është personi më i ndjekur në Instagram, kështu që s’është e habitshme të ketë një ndër fotot më të pëlqyera.

Në vend të dytë, ndodhet Cristiano Ronaldo me Georgina-n, pak momente pasi erdhi në jetë fëmija i tij i katërt. Postuar para thuajse dy javësh, fotoja arriti të mbledhë 11.03 milion pëlqime.

Dhe në vend të parë, sigurisht, Beyonce shtatzënë. Fotoja u bë virale. Queen B në vello të gjelbër, veshur me të brendshme bojëqielli dhe të kuqe, me duart mbi bark që qëndron para një kompozimi lulesh. Si të mos biesh në dashuri me këtë foto. Tani për tani, ka 11.18 milion pëlqime dhe është në krye të listës.

Pra, kemi dy lindje dhe një transplant veshke. Instagrami se ç’ka diçka me spitalet.