Fotolajm/ Firence, shembet rruga buzë lumit Arno

425
Çarja e tubit nëntokësor të ujësjellësit të qytetit të Firences ka shkaktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shëmbjen e rrugës buzë lumit Arno, ku ishin parkuar dhjetra makina. Gropa e hapur është 200 metra e gjatë dhe rreth 7 metra e gjerë , e tëra nën ujë ku lundrojnë makinat e parkuara e asfalti i dikurshëm i rrugës. Skena është e ngjashme me një apokalips natyror, por për fat nuk ka asnjë viktimë. Ngjarja është verifikuar rreth orës 6.30 të mëngjesit e sipas informacioneve të para të Bashkisë së Firences dëmi material i shkaktuar është majft i madh.
Sigal