Fotoja që po prek rrjetin! ‘Nëse kjo nuk është dashuria e vërtet atëherë unë nuk di si ta quaj’

600
Sigal

Një foto e një burri që përqafon bashkëshorten e tij të diagnostikuar me demenc (dëmtim të trurit që i sjell humbje të kujtesës, dhe mos llogjikim), është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo foto është shpërndarë nga vajza e çiftit e cila e shoqëron dhe me mbishkrimin

“Prindërit e mi janë të martuar prej 34 vitesh. Nëna ime prej 5 vitesh është e diagnostikuar me dëmtim të trurit, dhe në ditën e sotme po jeton në fazat e fundi të saj.

Babi im kujdeset gjithë kohës për të. Ajo ka shumë raste që nuk ja kujton se kush është por e di që pranë tij është e sigurt.

Nëse kjo nuk është dashuri e vërtet atëherë unë nuk di si ta quaj.”

Në vitin 2015 Phyllis Feener, në moshën 52 vjeçare u diagnostikua me një çrregullim kronik i proceseve mendore të shkaktuar nga sëmundja e trurit që shkakton çrregullime të kujtesës, ndryshime të personalitetit dhe arsyetimi të dobët.

Familja e saj u shkatërrua kur mësuan sëmundjen e Phyllis, pas kësaj bashkëshorti i saj kërkoi të punoj nga shtëpia që në këtë mënyrë të kujdesej me kohë të plotë dhe për bashkëshorten e tij.

Pas shpërndarjes së fotos ditën e djeshme nga vajza e Phyllis dhe Stanit Kelli Taylor, ajo ka shënuar një rekord shikueshmërie duke u bërë virale.

Ajo regjistron rreth 50 mijë komente dhe 314.000 pëlqime.

SSAF.PNG