Fotografohet një balenë gjigande në bregdetin e Sri Lankës

526
Sigal

Është diçka që mund të bëjë çdokënd të ndihet i vogël. Ky takim i afërt me një balenë blu tregon shkallën e këtyre kafshëve të detit, kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë.

Kafsha gjigande doli nga thellësitë e detit për të kaluar në bregdetin e Sri Lankës. Për fotografin Tanakit Suwanyang, 37 vjeç, të parit të një balene duke dalë nga thellësitë e oqeanit është frymëzuese.

“Dukej si nëndetëse. Më bëri të mendoj sesa i vogël jam në këtë botë.”, tha ai.

Ai arriti të bëjë këtë foto të mrekullueshme me ndihmën e një zhytësi, dhe tha: “Duhet të jesh i shpejtë në ujë por pa i trembur ata, përndryshe ata notojnë poshtë shumë shpejt”.