FOTO/ Zjarr në një ndërtesë në Nju Jork, 12 të vdekur, mes tyre një i porsalindur

602
Është të paktën 12 të vdekur dhe 15 të plagosur bilanci i një ngjarje tragjike në New York në prag të Vitit të Ri. Një zjarr ka rënë në një ndërtesë në lagjen Bronks ndërsa shkaqet e tij nuk dihen ende. Mes viktimave është një fëmijë më pak se një vjeç por bilanci është ende provizor. Kryebashkiaku Bill De Blasio ka mbërritur menjëherë në vendin e tragjedisë: “Zjarri më i keq i ndodhur në qytet”.
“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima nga zjarri në disa vite. Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, ka thënë ai. Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjet, ka deklaruar de Blasio.
Zjarri shpërtheu në veri të Neë Yorkut dhe ka shkatërruar një ndërtesë 5 katëshe në 2363 Prospect Avenue në Bronx. “Zjarri nisi në katin e parë dhe u shpërnda me shpejtësi në katet e sipërme. Njerëzit nuk kishin shpëtim”, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të New York City Daniel Nigro. Më shumë se 160 zjarrfikës dhe dhjetëra mjete kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Të paktën 12 persona janë shpëtuar nga ndihma e shpejtë.
Sigal