FOTO/ Zbulohet në Australi mesazhi më i vjetër në shishe, është 132 vjeçar

106
Një familje në Perth të Australisë mendohet se ka gjetur mesazhin në shishe më të vjetër në të gjithë botën, pothuajse 132 vjet pasi u hodh në det,shkruan BBC.
Tonya Illman e gjeti shishen ndërsa po bënte një shëtitje nëpër dunat e rërës në një plazh të largët në perëndim të Australisë.
Bashkëshorti i saj Kym Illman i tha BBC se gjetën disa letra në shishe, por nuk kishin asnjë ide se çfarë ishte derisa e morën atë në shtëpi dhe e thanë në furrë.
Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane.
Shënimi në shishe, i cili ishte i datës 12 qershor 1886, u lëshua nga anija gjermane Paula, si pjesë e një eksperimenti në oqean për rrugët e transportit nga Observatori Detar Gjerman.
Deri tani rekordi botëror I Guinness për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108 vjet dhe u gjet nga një pensioniste në një plazh në Gjermani.