FOTO/ Vetëm pak metra larg vullkanit, fotografi sfidon vdekjen me llavën në Hawaii

702
Sigal

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait.

Derdhja e llavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizojë diçka artistike.

Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kileauea. Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.

Shpërthimi i vullkanit Kilauea në Havai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.