FOTO/ Uragani Irma forcohet sërish, mbërrin në Kubë, radhën e ka Florida

Uragani Irma ka goditur Kubën me erëra të forta dhe me shi intensiv pas shkatërrimit që solli në disa ishuj të Karaibeve. Stuhia e kategorisë pesë goditi arqipelagun Kamaguei, jashtë bregut veri-lindor, por ishujt e Bahameve arriten të shpëtojnë pasi Irma ndryshoi shtegun.

Disa komunitete kanë humbur pronat, dhe komunikimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë me qytetet raporton BBC. Banorët shpresojnë se stuhia do të humbase fuqinë para se të shkojë në drejtim të Floridës në Miami. Megjithatë, edhe kjo mund të sjellë përmbytje të rrezikshme dhe përplasje me stuhi në shumë zona të populluara.

Në Florida, 5.6 milionë banorëve, ose 25% të popullsisë së këtij shteti amerikan, u është kërkuar të largohen nga stuhia që po afrohet. dhe qe pritet te godase te djelen ne mengjes. Të paktën 20 persona kanë vdekur deri tani në të gjithë Karaibet.

Irma, e cila u forcua në orët e fundit, goditi arqipelagun Camaguey të premten, duke kërcënuar qytetet dhe fshatrat pranë bregdetit. Kjo është hera e parë që një stuhi e kategorisë pesë godet Kubën në dekadat e fundit.