FOTO/ Treni del nga shinat në Milano, 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

659
Dy persona raportohen të vdekur ndërkohë 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Milano të Italisë.
Treni, i cili ishte plot me pasagjerë, doli nga shinat para se të mbërrinte në stacion mes Trevigli-s dhe Piotello-s në periferi të Milanos në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm.
Shërbimet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shkaku i incidentit mbetet ende i panjohur.
Foto të frikshme duken nga aksidenti që i mori jetën dy personave, me njerëzit të zënë në “kurth” nga hekurat e trenit.
Shenja gjaku janë gjithashtu të dukshme në disa pjesë të trenit pas aksidentit.
Sigal