FOTO/ Sulmohet autobusi me skuadrën gjermane ku luan Mërgim Mavraj

489
Pak ditë pas sulmit me bombë ndaj autobusit të Borusia Dortmund, ku mbeti i plagosur Marc Bartra, sulmohet sërish një autobus me skuadrën gjermane. 

Sulmi këtë herë ka ardhur nga tifozët, të cilët kanë qëlluar autobusin e Hamburgut ku luan edhe shqiptari Mërgim Mavraj. Përballja e veriut mes Hamburgut dhe Verder Bremenit është sfida ndër më të tensionuarat në futbollin gjerman dhe policia kishte angazhuar rreth 700 forca policie, por duket se nuk ka mjaftuar.

Teksa autobusi me ekipin e Hamburgut i drejtohej stadiumit, tifozë të Verder Bremenit kanë qëlluar me shishe, kanoçe, si dhe tullumbace të mbushura me bojë. Si pasojë e ngjarjes është thyer një xham i autobusit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Me ndërhyrjen e policisë, futbollistët kanë mbërritur pa probleme brenda stadiumit.
Sigal