FOTO/ Suedi, shpërthim i fuqishëm para komisariatit të policisë, s’ka të plagosur

459
Një bombë ka shpërthyer para një komisariati policie në Suedi. Mediat suedeze raportojnë se pak pas mesnate një bombë ka shpërthyer para komisariatit të policisë së Helsingborg në jug të vendit.
Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëme materiale në ndërtesën e policisë por raportohet se nuk ka asnjë të plagosur. Policia dhe forca të shumta zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Ndërkohë policia suedeze po heton për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Për ngjarjen reagoi dhe kreu i policisë suedeze, Dan Eliasson. “Është një gjë shumë serioze, një sulm kundër policisë nuk është sulm kundër shoqërisë por kundër sigurisë së të gjithëve”- tha ai
Ai gjithashtu tha se ka ngritur në këmbë të gjithë policinë kombëtare për të zbardhur ngjarjen.
Sigal