Karabinierët italiane në Regio Emilia ka arrestuar një shqiptar dhe tre vendas, të cilët janë kapur me 44 kilogramë marijuanë.
Shqiptari i arrestuar nga karabinierët është 28 vjeç, ndërkohë që emri i tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet. Atij dhe tre të arrestuarve italianë iu gjet, përveç 44 kileve marijuanë, disa dhjetëra gramë hashash dhe mjetet e nevojshme për përpunimin dhe shitjen e drogës. Operacioni nis pas kapjes së një të riu italian me shtatë gram marijuanë për përdorim personal, çka çoi në zbulimin e rrjetit të shitjes.
Vazhdimi i hetimeve solli identifikimin e një 38-vjeçari vendas si furnizues të konsumuesit të ri. Në shtëpinë e 38-vjeçarit policia gjeti edhe një bllok me emrat e kontakteve për shitjen e drogës, bashkë me shifra përkrah tyre. Kontrollet e mëtejshme zbuluan 44 kilet e marijuanës në një garazh.
I arrestuari shqiptar ishte ai që luante fijet e aktivitetit, sipas karabinierëve, duke pasur në zotërim edhe provën kryesore që e fundos, çelësin e garazhit ku gjendej droga.