FOTO/ Ronaldo i gjakosur dhe afër vdekjes, ISIS nuk ndal kërcënimet për Botërorin: Thjesht prisni…

617
ISIS ditën e fundit ka postuar foto të shumtë me mbishkrime për sulmet që po përgatit gjatë verës së ardhshme kur do të zhvillohet edhe Botërori. Organizata terroriste në fillim pati postuar një foto të Messi-t të gjakosur, ndërsa dy ditë më parë në një tjetër foto shfaqej argjentinasi i vrarë dhe shoku i tij Neymar që lutej të mos kishte të njëjtin fat.
isis
Sot ISIS ka përdorur një tjetër yll të këtij sporti për të treguar se e ka shumë seriozisht me atë që po përgatitet për Botërorin që zhvillohet në Rusi. Këtë herë është Cristiano Ronaldo që shfaqet i gjunjëzuar dhe njëkohësisht i gjakosur me një ushtar të ISIS që qëndron me thikë nga mbrapa.

Në diçiturën e fotos është shkruar: “Fjalët tona janë ato që shihni jo ato që dëgjoni. Pra, ju thjesht prisni. Ne po presim gjithashtu”.


Sigal