FOTO/ Romë, dy mijë njerëz zbresin në rrugë për karnavalen e San Lorenzos

449
Dy mijë njerëz kanë zbritur në rrugë në edicionin e dytë të karnevaleve të San Lorenzo, e binjakëzuar me ‘Notting hill carnival të Londrës dhe me ‘Rototom sunspash’, festivali muzikor i Valencias, një ndër më të famshmit në Europë.
‘Njëzet e një trupa baleti nga komunitete të ndryshme të Amerikës latine, kanë sfiluar nga sheshi Sanniti deri në rrugën Etruschi- thotë Francesco Censi, një nga organizatorët, duke arritur të përfshijmë kështu edhe botën e sektorit të tretë, përfshirë emigrantët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, çdokush me grupin e tij të kërcimit’.

Pas festës së kinemasë territoriale të qershorit shton ai, për herë të dytë në pak muaj, ne kemi arritur të çojmë nëpër lagje qytetin më të mirë. Muzika, të qeshura, shoqëria e mirë janë antidotet e duhura për problemet e shumta që njerëzit kanë.

Urojmë që karnavalet e San Lorenzos të bëhen shpejt pjesë e traditës së konsoliduar të Romës’.
Sigal