FOTO/ Protestat antiqeveritare në Rusi, arrestohen 1300 persona

558
epa07744246 Russian riot police detain a participant during a liberal opposition protest in front of Moscow Mayor's office in Moscow, Russia, 27 July 2019. Opposition activists protest against decision of the Central Elections Commission to reject collected signatures in support of opposition candidates in Moscow City Duma campaign. Activists and protesters say that Russian election authorities are preventing opposition candidates from running in upcoming municipal elections for the Moscow City Duma, according to reports. EPA/YURI KOCHETKOV
Sigal

1300 protestues u arrestuan nga policia në Moskë gjatë një tubimi që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve ruse, për të përjashtuar disa anëtare të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 8 shtator.

Agjencia Reuters njofton se dëshmitarët tregojnë se disa nga të arrestuarit ishin kalimtarë të rastit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia me megafona u bënte thirrje turmave se po merrnin pjesë në demonstrata të paligjshme dhe se do të përballeshin me drejtësinë për shkeljen e ligjit dhe për bllokimin e rrugëve.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër autoriteteve policore ruse.

“Ky është fundi i eksperimentit 30 vjeçar me zgjedhjet” u shpreh një protestues për The Guardian.

Sipas autoriteteve vendase, personat e ndaluar për të marrë pjesë në zgjedhje nuk kishin mbledhur firmat e nevojshme për të kandiduar edhe pse opozita pretendon të kundërtën.

 

Autoritetet ruse përjashtuan rreth 30 persona nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje duke shkaktuar zemërimin e qytetarëve. Protesta e 27 korrikut ishte thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.


Ai është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave. Autoritetet e kanë cilësuar protestën si të paligjshme.