FOTO/ Protesta gjeniale e tifozëve të Napolit, ja çfarë i sugjerojnë ekipit për të fituar titullin

556
Napoli thuajse përfundimisht ‘lau duart’ me titullin kampion këtë sezon në “Seria A” pasi skuadra e Sarri-t barazoi 2-2 dje ne Torino-n duke e çuar në -6 diferencën me Juventusin kryesues në një kohë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur.
Pak minuta para takimit që u zhvillua në “San Paolo”, tifozët e Napolit kanë gjetur një mënyrë brilante për të protestuar ndaj arbitrave dhe gjithashtu kanë dhënë një ide të qartë sesi mund ta fitojnë titullin sezonin e ardhshëm.
Ata shpalosën një pankartë gjigante, ku shfaqeshin arbitrat e Serisë A dhe shoqërohej me një mbishkrim shumë ironik.
“Sezoni 2018-2019, arbitrat janë me parametra zero dhe një biznes i vërtetë”, ishte këshilla ironike e tyre për merkaton e Napolit në këtë verë.
Sigal

napoli

Përveç polemikave, nuk munguan as pankartat mbështetëse ndaj skuadrës, por edhe trajnerit Maurizio Sarri, që përflitet se do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.