FOTO/ Mbytën Anglinë me kokainë, dënohet kreu shqiptar i bandës. Ja kodet që përdorte (Emri)

625
Gjykata e Nottingham në Angli ka dënuar me 12 vjet burg kreun e një bande të rrezikshme të shpërndarjes së kokainës. Ai është shqiptari Lorenc Hoxha, 37 vjeç, që jetonte në Mansfield Road, Nottingham, i njohur si përgjegjësi i dorëzimit të kokainës, drejt Londrës dhe qyteteve të tjera.
Bashkë me kreun shqiptar të bandës u dënuan edhe 4 pjestarë të tjerë të saj, të dënuar në total me 45 vjet burg për përfshirjen në trafikun e kokainës së cilësisë së pastër.

Disa nga të pandehurit pranuan përfshirjen e tyre në këtë grup, ndërsa për disa të tjerë ishte gjykata ajo që gjeti provat

Sipas “Nottingham Post”, droga e qarkulluar prej tyre kap vlerën e 1 milion paundëve. Kreu i bandës, shqiptari Lorenc Hoxha përdorte kode për t’ju referuar kokainës.

Në mesazhet që dërgonte, me qëllim që të humbiste gjurmët ai shkruante: “Doni pizza? Ka ardhur një picëe freskët doni ta provoni?”


Sigal