FOTO LAJM/ Britanikët tallen: Nuk duam të bëhemi si Shqipëria

415
Sigal

Në Britaninë e Madhe ka nisur një fushatë talljeje pas deklaratës së sekretarit britanik të Drejtësisë se Britania mund ta marrë modelin e Shqipërisë sa i përket tregtisë nëse del nga BE-ja. Kundërshtarët e tij kanë nisur të shpalosin billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”. Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.