FOTO/ Kush është autori i masakrës në Manhattan, thërriste “Allahu Akbar” (Emri)

634
Autori i dyshuar për sulmin e ndodhur pak orë më parë në një nga zonat më të njohura të New York-ut, në Manhattan është një 29-vjecar, që për ta ndalur në atë që deri më tani konsiderohet si akt terrorist, u desh ta qëllonin me armë në këmbë.
I riu quhet Sayfullo Habibullaevic Saipovm, dhe është me origjinë nga Uzbekistani. Ai jeton në SHBA që prej vitit 2010-të dhe ekzaktësisht në Tampa, në Florida, sic raporton Nbc. Ai hyri sot mes turmës së njerëzve, me një kamioncinë duke vrarë tetë persona e plagosur rëndë 15 të tjerë, ndërsa dëshmirtarët në vendngjarje e dëgjuan të thërriste “Allahu Akbar”.
NGJARJA
Masakra ndodhi sot në orën 15:00 me atë lokale mes rrugëve Hudson e Chambers, në afërsi të Qendrës Botërore të Tregtisë. Agresori përdori një kamioncinë me ngjyrë të bardhë për të marrë përpara ciklistë e këmbësorë, e në fund u përplas me një autobus shkolle, ku la të plagosur dy nxënës dhe dy të rritur. Më pas ka zbritur nga kamioncina, në duar mbante dy armë, një pistoletë të rreme dhe një tjetër të vërtetë dhe ka nisur të qëllojë me armë. Fatmirësisht agjentët e policisë e kanë neutralizuar në kohë duke e plagosur në këmbë. Në këto momente raportohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.
E KONFIRMUAR: ËSHTË SULM TERRORIST
Konfirmimi që bëhet fjalë për një sulm terrorist erdhi nga kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili foli për një akt “të turpshëm që kishte si shënjestër njerëz të pafajshëm”. Në një konferencë për shtyp ai bëri thirrje për vigjilencë maksimale, duke kujtuar edhe festën e Halloween, që festohet në mbarë Amerikën e që u përgjak sot në New York.
REAGIMI I TRUMP PËR SULMIN
Në lidhje me aktin e rëndë është informuar edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në një reagim në Twitter ai thotë se: “Ajo që ndodhi në New York City është një tjetër veprim i një njeriu të sëmurë. Forcat e policisë po e ndjekin rastin nga afër”. Ndërsa në një moment të dytë ka deklaruar: “Nuk mund të lejojmë që ISIS të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mundur në Lindjen e Mesme! Mjaft”.
Sigal