FOTO/ Kryeministri i Kosovës ‘sfidon’ serbët, bën simbolin e shqiponjës në zyrë

501
Sigal

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë dje para gazetarëve hezitoi të komentojë dënimin e lojtarëve shqiptarë me ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa tha se i gëzohet golave.

Refuzimin për të komentuar gjestin e futbollistëve, Haradinaj e bëri me arsyetimin se është kryeministër.

Megjithatë duket se refuzimin për të komentuar këtë çështje nuk e ka respektuar deri në fund. Një foto e kryeministrit Ramush Haradinaj e publikuar në Instastory, është bërë hit.

Haradinaj bashkë me njerëzit e afërt që punojnë për të kanë vendosur që me anë të simbolit të shqiponjës me duar t’i përkrahin dy kosovarët që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.