FOTO/ I preu organin gjenital të dashurit, dënohet me 13 vjet burg, gruaja tregon arsyen

920
Sigal

Një grua argjentinase që përdorte një palë gërshërë për krasitje, i preu organet gjenitale të dashurit, sepse, siç tha ajo, ai iu tregoi miqve të tij një kasetë mbi marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpi.

Pas aktit gruaja, edhe pse e motivoi kështu ngjarjen, u dënua me 13 vjet burg.

Brenda Barattini, 28 vjeçe, kërkoi falje në gjykatë për sulmin e hakmarrjes, ngjarje e ndodhur në nëntor 2017.

Ajo pranoi se e bërë këtë akt ndaj të dashurit të saj 42-vjeçar, në Kordoba, por edhe pse u pendua,  gjykata e shpalli fajtore për tentativën e një vrasjeje të rëndë.

“Unë kërkova që drejtësia të bëhej. E kam provuar në jetën time, dua të vazhdoj me jetën time normale,” i tha Barattini gjykatës para dënimit të saj.

Brenda Barattini, 28-vjeçe, u dënua me 13 vjet burg për prerjen e penisit të të dashurit të saj.

“Ndjeva sikur do të vdisja, nuk e dija që ajo më kishte prerë,” dëshmoi i dashuri i saj. “Unë nuk pashë asgjë” tha ai mbi momentin e ngjarjes së rrallë.