FOTO/ Haradinaj befason në festën e Pavarësisë, shihni çfarë bën për policët e Kosovës

580
Kjo e sotmja padyshim e gjen kryeministrin Ramush Haradinaj më ndryshe se ditët e tjera, pasi shteti që ai drejton feston 10-vjetorin e pavarësisë.
E ndaj, ndryshe nga herët e tjera kreu i qeverisë së Kosovës ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një urim për qytetarët e tij. Ai shfaqet duke u shërbyer kafen policëve kosovarë.
“Mirëmengjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. Fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. Kujtojmë se përvjetori i 10-të i pavarësisë e gjen Haradinajn kryeministër të Kosovës, pasi më herët këtë post e mbante Isa Mustafa.
Sigal