FOTO/ Furgoni përplasi turmën në Gjermani, policia: Jo sulm terrorist, autori i sëmurë psiqik

589
Autoritetet gjermane kanë hedhur poshtë dyshimet se tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën 3 persona mes tyre edhe autori i krimit pasi furgoni përplasi turmën e njerezve, nuk është sulm terrorist. Pasi autori qëlloi veten pas përplasjes në restorantin e mbushur me njerëz, policia gjermane nuk po kërkon më autorë të lidhur me ngjarjen.
BBC shkruan se autor i krimit është një 48-vjeçar gjerman me probleme psiqike. Ndërsa gazeta gjermane “Bild” shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t’u vërsulur mbi turmën e njerzëve nuk ka qenë person i njohur për policinë.
Ai vrau veten me pistoletë menjëherë pas sulmit. Policia gjermane po kontrollon apartamentin e tij për të zbuluar, nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyese.
Tre persona humbën jetën, ndërkohë që autori vrau veten. 20 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane.
Tragjedia ndodhi në një restorant tradicional të frekuentuar Kiepenkerln, mjaft i preferuar tek të qytetarët e Münsterit dhe turistët.
Sigal

makina4AEA934400000578-5589217-image-a-59_1523113084476