Foto emocionuese/ Nëna ushqen foshnjën me gji në dhomat e zhveshjes

708
“ Bëji gjërat që të pëlqejnë t’i bësh me fëmijën tënd afër’. Kjo është motoja e një nënë të re në Kanada. Një foto sociale e përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, e realizuar në dhomat e zhveshjes të një skuadre hockey për femra.
Mes sportistëve është edhe nëna e re, Serah Small, e cila shfrytëzoi momentin për t’i dhënë gji të bijës, një aktivitet i pazakontë ky mes sportisteve në momente punë .
Por 24-vjeçarja kanadeze, Serah, një lojtare gjysmë profesioniste hockey, e cila punon edhe si mësuese, prej afro dy muajsh është nënë e së voglës Ellie.
Ajo do të bëjë nënën me kohë të plotë, pavarësisht angazhimeve të punës dhe ato sportive me skuadrën e ‘Grovedale Vipers’.
Për këtë arsye për të ushqyer vajzën ajo shfrytëzon çdo moment që mundet. Duke folur për CBC, Serah tha, “Si reaguan shoqet e mia? Si të mos ishte asgjë, po bëheshim gati për ndeshjen. Jam krenare për këtë fotografi. Gjoksi nuk është vetëm një objekt seksual, për këtë arsye shoqëria gabon”


Sigal