FOTO/ Digjet shtëpia e kandidatit për kryetar komune në Shkup

450
Shtëpia e kandidatit për kryetar të Komunës ë Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski është përfshirë nga zjarri gjatë paradites së sotme.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i cili ka vendosur nën kontroll flakët, teksa një punonjës ka pësuar plagë të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia nuk përjashton pistën për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.
Sigal