FOTO/ Dëborë rekord në SHBA, një qytezë në Pensilvani mbulohet për katër orë

696
Dëbora nuk është asgjë e re për qytezën amerikane Erie në shtetin e Pensilvanisë, por dita e Krishtlindjeve solli një rekord reshjesh në zonë duke detyruara autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtzakonshme.
86cm dëborë ranë brenda ditës, ndërsa 60 prej tyre brenda katër orësh, duke mbuluar gjithcka me një shtresë të trashë të bardhë. dita që pasoi Krishtlindjet ishte e ngjashme, dhe solli sërish reshje të mëdha dëbore me një total prej 150cm reshje për 48 orë. Sic theksuan edhe vetë banorët, sasia nuk ka rëndësi, por koha e shkurtër gjatë së cilës ra.
Autoritetetet lokale nxituan të marrin masat për t’u përballur me situatën, megjithëse këto kryesisht ishin paralajmërime në televizione dhe mediat sociale që i kërkonin banorëve të mos dilnin nga shtëpitë, pasi rrugët janë të bllokuara dhe të rrezikshme.
Sidoqoftë, dëbora rekord dhe spektakli që ajo ofroi i ka shtyrë njerëzit të dalin nga banesat dhe të publikojnë video dhe foto nga më të bukurat që përshkruajnë dhuratën e Krishtlindjeve për qytezën e tyre.
Sigal