FOTO/ 120 kg drogë në makinë e ngarkuar në kufirin e gjelbër, në pranga 29-vjeçari shqiptar

562
Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është kapur me një sasi të konsiderueshme droge të fshehur në makinë. Pas informacioneve të marra, policia greke ka ndjekur një makinë që vinte nga kufiri me Shqipërinë.
Pas ndjekjes dhe kapjes së mjetit në aksin Janine-Antirio, në vendin e quajtur Kompoti, Artë, policia gjeti gjatë kontrollit të mjetit 27 pako me 119 kg 300 gram marijuanë, ndërsa në pranga vendosi drejtuesin shqiptar rreth 29 vjeç. Sipas policisë greke, mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër të Janinës. Makina rezulton të jetë marre me qera nga një grek 40-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, policia greke ka ndjekur një tjetër makinë e cila vinte nga kufiri me Shqipërinë. Pas kontrollit në Eleusa të Janinës, policia greke gjeti 2 canta me 14 pako qe përmbanin 36 kg 750 gram marijuane, ndërsa në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek rreth 45-vjeç.
Sigal