Formimi i qeverisë së re, Presidenti i Maqedonisë ka një kërkesë për Zaevin

493
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pret nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev që së bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për përforcimin e karakterit unitar të shtetit. Ai kërkon garanci se gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Ivanov.
Nga kabiteti i Ivanov pohojnë se dje kanë marrë letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
“Letra e kuvendit ka mbërritur dje. Presidenti Ivanov pret nga lideri I LSDM-së Zoran Zaev të mbajë fjalën publike se me partnerët e koalicionit se do të sigurojnë karakterin unitar të shtetit në përputhje me kushtetutën”, thonë nga Presidenca.
Sigal