Forcat siriane rrëzojnë një avion luftarak izraelit, shpëtojnë dy pilotët

533
Një avion luftarak F16 izraelit është rrëzuar në territorin Sirian, pasi u qëllua nga forcat siriane. Ngjarja ndodhi në momentin kur avioni izraelit po sulmonte disa baza ushtarake Iraniane që ndodhen në Siri.
Dy pilotët kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Mediat shtetërore të Sirisë kanë cituar një zyrtar ushtarak të ketë thënë se, mbrojtja ajrore siriane ka hapur zjarr në përgjigje të një akti agresioni nga ana e Izraelit kundër një baze ushtarake.
Ky është incidenti më serioz në të cilin janë përfshirë Izraeli, Irani dhe Siria, prej fillimit të luftës civile në Siri, para gati shtatë viteve.
Sigal