Forcat afgane përgatiten të rimarrin qytetin Kunduzi, u mor nga talebanët para pak ditësh

482
Forcat afgane po përgatiten për të rimarrë kontrollin e qytetit Kunduzit, i cili një ditë më parë u mor nga talebanët.
Sipas asaj që komunikoi një zëdhënës i policisë, ushtria është vendosur në aeroport, ndërkohë që oparacioni do të lançohet në ditët në vijim. Trupat ushtarake do të mundohen që të normalizojnë situatën, pasi militantët kanë zaptuar ndërtesat dhe kanë liruar nga burgu qindra të burgosur.
Sulmi erdhi pasi presidenti, Ashraf Ghani, shënoi një vit që prej ardhjes së tij në pushtet. Ky ishte një prej akteve më të rrezikshme qëkurse talebanët e humbën fuqinë e tyre, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në vitin 2001.
Tashmë qëllimi i militantëve është që të mbajnë nën kontrroll zonën, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një sulmi drejt aeroportit, vend në të cilin janë vendosur trupat ushtarake.
Energjia elektrike dhe rrjetet e telefonave kanë rënë ndërkohë që bëhet me dije se mbi 500 të burgosur janë liruar. Bëhet me dije se kanë nisur të merren masa për mbrojtjen e shoqërisë civile, ndërkohë që ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.
Sigal