FORBES: Kompania amerikane e Teknologjisë ndihmon Turqinë për të spiunuar qytetarët e saj?!

533
Sigal

 

Letra e inxhinierit me eksperiencë të gjatë, i kompanisë “Procera Network” trondit
opinionin botëror

 

 

“Nuk dua të kaloj pjesën e mbetur të jetës time në faj dhe me keqardhje që
isha pjesë e marrëzizë së Erdogani, ndaj po jap dorëheqjen nga pozicioni im”. Në
një email drejtuar kompanisë, Kriss Andsten, një inxhinier me eksperiencën të
gjatë i ‘Fremont”, kompaninë “Procera Network” me qendër në Kaliforni, me datë
4 prill, bëri goxha bujë dhe shënoi fillimin e një revolte të brendshme që ka
tronditur kompaninë që operon në shërbimet e teknologjisë së telekomunikacionit.
Andsten në e-mail shpjegonte me detaje ankesat e tij, që kishte të bënte me shitjen
e një pakete të “Procera”, një produkt për survejimin e plotë dhe mbikëqyrjen e
pretenduar nga ana e një regjimi totalitar. “Ne jemi … po gërmojmë thellë dhe
këtë nuk po e përdorim për mirë, por qëllimi ynë i vetëm është të pasurohemi. Kërkesa
e fundit e Turqisë … i jep fund marrëveshjes për mua. Versioni “Cliff Notes” është
një zgjidhje që ne kemi ofruar në treg për të identifikuar përdoruesit dhe
fjalëkalimet e trafikut të pakoduar”. Pas nëntë vitesh në zyrat e kompanisë në
Malmo të Suedisë, ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij. Vendimmarrësit në
Procera e konsideruan legjitime kërkesën e operatorit më të madh të
telekomunikacionit në Turqi, “Turk Telekom”, një kërkesë e bërë nga ekspertët e
rrjeteve me qendër në Ankara, SEKOM, për interes të “Turk Telekom” dhe gjoja ky
shërbim do të përdorej për të identifikuar piratët (mashtruesit) e internetit. Për
“Procera” ajo ishte një kontratë fitimprurëse me vlerë rreth 6 milionë dollarë,
teknologjia të cilës i ndihmon operatorët e telekomunikacionit që të menaxhojnë
trafikun e internetit. Normalisht, një produkt i padëmshëm, paketa e plotë e
identifikimit, mund të ndihmojë në zbulimin e viruseve dhe të orientojë të dhënat
me më afikasitet.

 

Dëshmitë e punonjësve

 

Por, shumë inxhinierë të zemëruar suedezë, mbështetës të qëndrimit të Andsten,
besonin se po u kërkohej që teknologjia e padëmshme të përdorej për qëllime
dashakeqe si mjet përgjimi dhe ky shërbim po i ofrohej një regjimi, i cili kohët
e fundit sa vjen dhe bëhet më represiv. “Djalli u arratis në Malmo”, thotë një
ish-punonjës. Më shumë se gjysma e punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të
kompanisë, të cilët pranuan të flasin në kushtet e anonimitetetit, treguan dokumentet
e “Procera” dhe komunikimet e brendshme të kompanisë, sipas të cilave Turk
Telekom nuk ka kërkuar vetëm të dhënat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për faqet
e internetit të pakoduara, por edhe adresat e IP-së, dhe detaje të trafikut të
klientëve të tyre, faqet që ata kanë vizituar dhe çfarë konkretisht. “Erdogani
është i çmendur dhe njerëzit mund të vdesin nga kjo punë”, tha një ish punonjës
i “Procera” për Forbes. Ndërsa një tjetër punonjës tha se “instalimi i këtij
program në Turqi është një survejim dhe përgjim në shkallë të gjerë që i bëhet
popullsisë dhe është burim kryesor informacioni për agjencitë e tjera
qeveritare… Nëse drejtuesit e kompanisë mendojnë që është thjesht biznes dhe
duhet të merren më këtë biznes, atëherë duhet të përgjigjen publikisht për këtë”.
E pyetur për çështjen në fjalë, “Procera” nuk pranoi të komentonte marrëveshje
të veçanta, por një zëdhënës iu përgjigj interesit tonë me e-mail. “Rrjeti ‘Procera’
mbështet fuqishëm parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzot
në mbarë botën. Ne ofrojmë shërbime të tekonologjisë, të cilat ndihmojën
operatorët e telekomunikacionit të orientojnë bizneset e tyre në mënyrë më efiçente
dhe të përmirësojnë përvojën e përdoruesve të konsumatorëve të tyre. Ne nuk
ofrojmë teknologjisë të survejimit apo përgjimit. Shërbimet që ne ofrojmë janë
konform të gjitha ligjeve në fuqi dhe në përputhje të plotë me standardet
globalisht të njohura të veprimeve. Sipas menaxherëve të rinjë të zgjedhur
vitin e kaluar në “Procera”, ne kemi forcuar vazhdimisht politikat dhe
procedurat, të cilat garantojnë që produktet tona përdoren për qëllimet e përcaktuara”.
E themeluar në vitin 2002, selia qëndrore e “Procera” ndodhet në Fremont, dhe
ndonëse një pjesë e mirë e punës së saj kërkimore dhe zhvilluese bëhet në
Kanada dhe Suedi, kjo e fundit ofron një paketë të plotë inspektimi në Europë
dhe Lindjen e Mesme. Në mesin e vitit të kaluar, ‘Francisco Partners’, një
firmë private me një kapital prej10 miliardë dollarësh, bleu aksionet e
“Procera” për 240 milionë dollarë. Drejtori i Përgjithshëm i sapozgjedhur, Lyndon
Cantor, mori drejtimin e kompanisë duke i dhënë një shtysë tjetër kompanisë dhe
duke hapur një “kapitull tjetër në zhvillimin e saj strategji”, theksonte
njoftimi për mediat i kompanisë, pas riformatimit të drejtuesve ekzekutivë.
Ndryshimet në kompani ngjallën pakënaqësi tek disa prej punonjësve të “Procera”
me prirje të majta. Një ish-punonjës i tha Forbes se blerja nga “Francisco
Partners” çoi në një përqënrim edhe më të madh në “papajtueshmëri me
rregulloren…pjesa më e madhe kryesisht për mbikqyrje”. Pasi “Francisco
Partners” morën kontrollin e kompanisëmë shumë rëndësi kishte etika e biznesit,
se etika njerëzore”.  Në gusht,
inxhinierët tashmë dyshues, filluan të shqetësoheshin akoma më shumë.
Studiuesit e Universitetit të Toraontos, “Citizen Lab” dhe kompania e sigurisë
mobile “Lookout ngritën pikëpyetje në lidhje me etikën e një shoqërie tjetër,
pjesë e grupit “Francisco Partners”, NSO Group, një kompani qeveritare e
themeluar nga një ish student i shërbimeve sekrete izrealitet. (Francisco
Partners bleu aksionet saj në kompani për 120 milionë dollarë në vitin 2014). “Citizen
Lab” zbuloi një virus të NSO-së, i cili kishte sulmuar iPhone e një gazetari meksikan
dhe atë të një aktivisti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në të njëjtën ditë,
FORBES raportoi se “Francisco Partners” kishte shtuar në listën e saj të
investimeve një tjetër kompani survejimit izrealitet, e cila shiste pajisje
te  kontestueshme për të piratuar një
pjesë të rrjeteve globale të telekomunikacionit, të njohura si SS7. Kjo i
kushtoi kompanive private rreth 130 milionë dollarë, sipas një burimi të afërt
që ishte pjesë e marrëveshjes, i cili e konfirmoi këtë për Forbes. Përmes një
deklarate, një zëdhënës i “Francisco Partners” hodhi poshtë kritikat: “Duke
investuar në më shumë se 80 kompani të teknologjisë së informacionit, ne kemi dëshmuar
rolin tonë si anëtarë të bordit, me një një historie pune gati 20-vjeçare me
ekipet e menaxhimit në ushtrimin e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe
respektimit të standardeve ligjore dhe etike. Kjo përfshin mbështetjen dhe
angazhimin e ekipeve të menaxhimit për të bërë çdo përpjekje për të siguruar që
produktet e tyre janë përdorur në mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme dhe etike
nga klientët e tyre”.

 

Përgjimi “tronditës” në Turqi

 

Pasi ata mësuan për numrin e madhe të username-ve dhe password-ve të
siguruara nga SEKOM për llogari të Turk Telekom, inxhinierët e “Procera”, u
frikësuan, se këto të dhëna do të përdoreshin në shërbim të përgjimit për
llogari të qeverisë turke, veprimet e të cilës kanë rritur fluksin e kritikave
nga grupet e të drejtave të njeriut. Ka pasur shumë raste shqetësuese: një
14-vjeçar u burgos pasi kritikoi Erdoganin në një postim në llogarinë e tij
personale në rrjetin social Facebook, një mjek përfundoi në gjyq pasi publikoi
një memo, duke e krahasuar Erdoganin me personazhin e filmit “Mbreti i unazave”,
Gollumin. Pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit këtë verë, sulmet
ndaj disidentëve janë intensifikuar ndjeshëm sulmi mbi oponencën ka
intensifikuar ndjesëm, ndërsa Turqia miratoi atë që “Reporterët pa Kufinj”, i
cilësojnë masa “drakoniane” të gjendjes së jashtëzakonshme. Çdo person apo
organizatë që supozohet që ka lidhje me Fethullah Gylen, klerikun turk që jeton
në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin Erdogan beson se ai është
organizatori i grushtit të shtetit, përballen me persekutime. Në korrik, 15200
punonjës të Ministrisë së Arsimit janë pushuar nga puna dhe ndaj tyre kanë
nisur hetimet, 1577 dekanëve të universiteteve iu kërkua që të japin dorëheqjen
dhe 2277 gjyqtarë dhe prokurorë u arrestuan, të gjithë me akuzën për lidhje të
dyshuara me Gylenin. Burime të besueshme të raportit të “Amnesty International”
pretendojnë se disa prej të arrestuarve janë torturuar dhe përdhunuar. Gjendja
e jashtëzakonshme, e shpallur menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit të
15 korrikut, në tetor u shty dhe për tre muaj të tjerë. “Këto janë urdhra
ekzekutivë të diskutueshëm, por këto urdhëra janë miratuar dhe nga gjyqtarët
dhe nuk ekziston asnjë mënyrë praktikë për të apeluar këto vendim”, tha Andreë
Gardner, raportuesi i “Amnesty International” për Turqinë. Vetë Gardner, ishte
objektiv i një mënyrë të pasuksesshme, e cila i kërkonte Tëitter që të
bllokonte llogarinë e tij. Raporti i fundit i transparencës së Tëitter, tregoi
se regjimi i Erdoganit kishte paraqitur 2493 kërkesa, me shumë se çdo vend tjetër,
nga janari deri në qershor të këtij viti, për mbylljen e llogarive të tyre. Nuk
është aspak e çuditshme që ideja e një kompanie amerikane për ofrimin e shërbimeve
që u vetëofrua për të mbështetur përgjimet turke, shkaktoi shumë shqetësime, jo
vetëm brenda vetë “Procera”, por dhe në rradhët e avokatëve të të drejtave të
njeriut dhe privatësisë. “Për zotëruar fuqinë e identifikimit të fjalëkalimeve
në nivelin e rrjetit, duhen kapacitete të mëdha për çdo qeveri që mund t’i ketë
këto mundësi, dhe jo vetëm për Turqinë, ku respektimi i të drejtave themelore të
njeriut ka pësuar rënië të ndjeshme kohet e fundit”, tha Mattheë Rice, zyrtar për
avokimin në “Privacy International”, një organizatë jo-fitimprurëse. “Të gjithë
duhet të jenë të shqetësuar jo vetëm që ky kapacitet është kërkuara, por se ajo
është mundësuar… Kjo ishte një punë e pashembullt jo vetëm për “Procera”, por
për të gjithë industrinë e mbikqyrjes në përgjithësi”.

 

Kategoria e teknologjisë së NSA

 

Dy ekspertë të sigurisë krahasuan tipet që Procera kishte shitur për
Agjensië Kombëtare të Sigurisë (NSA). Nicholas Weaver, hulumtues i lartë i stafit
duke u fokusuar në sigurinë kompjuterike në Institutin Ndërkombëtar të
Shkencave Kompjuterike në Berkeley, tha për Forbes, se aftësitë e Procerës
ishin të ngjashme me ato të një funksion kryesor të softuerit XKeyscore të
agjencisë së inteligjencës. Sipas dosjeve të publikuara nga eksperti i NSA EdWard
SnoWden, XKeyscore monitoron në lëvizjen e të dhënave në internetit në mënyrë që
të mblidhnin të dhëna me interes, përfshirë username-t dhe fjalëkalimet. “Ky
është XKeyscore 101”, tha Ueaver për produktet e “Procera”. Morgan
Marquis-Boire, dikur pjesëtar i stafit të sigurisë në Google, ekspert për kërkimet
në laboratorit Citizien dhe personi përgjegjës për mbrojtjen e Look First Media,
tha se shumë shtete do të blejnë teknologjinë e NSA. “Është e habitshme për mua
që Procera ka shtuar aftësitë për zgjidhjet e tyre ekzistuese të të dhënave se
çfarë XKeyscore mund të arrijë”, tha ai pas shqyrtimit të disa dokumenteve të dala
nga Procera. “Kjo ndodh për arsye se operacionet e zbulimit në shumë vendeve do
ta shohin këtë si të domosdoshme”.

Përshkrimi i burimeve të Procera për projektin e Turk Telekom theksoi se
mjetet e mëparshme të PacketLogic do të monitoronin lidhjet dhe të tejçonin trafikun
e pjesëve – psh akseset e pakoduara të një produkti tjetër, bibliotekës së
dukshmërisë së aplikacioneve të rrjeti (NAVL). Kjo do të hetojë më tej paketën
e të dhënave për të tërhequr username-in dhe fjalëkalimet në rrjetin e Turk
Telekom, i cila mburret me 18 milionë përdoruesit e telefonisë së lëvizshme dhe
8.3 milionë klientët e saj të shërbimit të internetit. Turk Telekom është një
nga ofruesit më të mëdhenjë të shërbimeve të telekomunikacionit në Turqi dhe
zotëron rreth 80 për qind të rrjetit të fibrave optike në të gjithë vendin dhe është
një nga zotëruesit më të mëdhënj të ISP, përmes TNet. Kjo kompani, më parë
ishte tërësisht në pronësi të shtetit, ndërsa tani është një kompani private,
ndonëse shteti zotëron ende 30 qind të aksioneve. Kjo mund të argumentohet me
faktin se eksporti i një shërbimi të tillë nuk do të shkaktojë shumë dëme; më
shumë mediat sociale, e-mailet dhe faqet e sigurisë kritike janë drejtuar mbi
HTTPS, ku lidhjet midis një kompjuteri ose smartphonëve dhe një faqe interneti
janë të koduara. Por, sipas të dhënave të Google, nga 100 adresat më të vizituara
jo në pronesi të Google, 60 prej tyre nuk e përdorin HTTPS “by default”. Shumë
prej faqeve të lajmeve, që nga Forbes, The Neë York Times, BBC dhe dy prej
gazetave më të lexuar të Turqisë, Hurriyet Daily Neës dhe Sabah Daily, nuk përdorin
HTTPS. Në të njëjtën kohë, fjalëkalimet e ri-përdorura janë përhapur gjerësisht.
Në një studim të “LastPass”, nga 2 mijë persona të anketuar gjatë këtij viti,
61 për qind e tyre thanë se përdorin fjalëkalime të njëjta ose të ngjashme në
të gjithë faqet e internetit. Në saje të këtyre dobësive të sigurisë, hackerat,
qofshin ato qeveritarë apo individualë, mund të vjedhin fjalëkalimet nga
trafiku i pakoduar dhe mund të tentojnë që t’i ripërdorin ato, ose t’i ndryshojnë
shumë pak, në çdo vend, dhe ekziston një mundësi shumë e madhe që të kenë akses
në këto llogari. Ëeaver tha se duke vjedhur username-in e përdoruesve,
teknologjia e Procera mund të përdoret për aksesimin e faqeve të internetit, të
cilat përdorin fjalëkalime të njohur edhe si deanonymyze dhe kjo është mënyra më
e thjeshtë për të gjetur atë që miliona klientë të Turk Telekom janë duke bërë.

 

“Vërtetë një ide e keqe”

 

Punonjësit e Procera kanë ngritur shqetësime të tilla me drejtorin
ekzekutiv Cantor gjatë gjysmës së parë të vitit 2016. “Vjedhja e fjalëkalimeve është
si një vijë e kuqe në rërë që ne nuk duhet ta kalojmë”, shkruan
bashkë-themeluesi dhe shefi i teknologjisë Alexander Havang në rrjetin e
brendshëm social të kompanisë. “Ndërprerja e lejuar nuk është kompetenca jonë
kryesore. Nëse kjo është një kërkesë rregullatore dhe jo një kërkesë e biznesit
nga operatori, ne duhet të përpiqemi që t’i ndihmojmë që të kuptojnë pse kjo
është një ide vërtetë e keqe”. (Havang nuk pranoi të komentojë për këtë
artikull, pasi drejtuesit ekzekutiv i kërkuan të gjithë stafit që t’i
referoheshin të gjitha kërkimeve të mediave në departamentin Marrëdhënieve me
Publikun). Një tjetër punonjës në të njëjtën linjë shtron pyetjen: “Pse duam të
publikokmë fjalëkalime? Cili është qëllimi i përdorimit? Kjo është vërtetë diçka
shumë e keqe”. Inxhinierët e Procera që ndoqën zgjidhjen EMEA sugjeruan që ka
patur një rast mashtrimi për zbulimin e “rastit të përdorimit”. Në përgjigjen e
tij, Andsten shtoi: “Nuk ka asnjë mashtrim në zbulimin e rastit të përdorimit
me sa unë jam i vetëdijshëm që është kërkuar fjalëkalimi, dhe i tërë rasti
përdorimi duket më shumë si një gjë grafike dhe sociale se sa diçka mashtruese.
Ose ata bëjnë një punë të keqe ndaj kërkesave ose diçka tjetër po ndodh”. Ai më
pas shtoi: “Edhe nëse ne zbresim të gjithë biznesin e vjedhjes së fjalëkalimeve
nga ekuacioni, atë cfarë ata kërkojnë ka të bëjë me një treg krejtësisht të
ndryshëm. Jam i shqetësuar në lidhje me atë që vërtetë duhet të kërkohet këtu dhe
përballë çfarë lloji rreziku jemi duke u ekspozuar”. Një instruksion përfundoi
në fund të marsit, dhe Andsten tha se kjo gjë ishte “jashtë fushës së
karakteristikave të produktit dhe specifikave të kërkuara”. Pasi u kuptua se
puna me Turk Telekom po vazhdonte gjithsesi, Andsten dha dorëheqjen. Fjalët e
tij të lamtumirës pikëlluan çdo njeri. “Ai në thelb ekspozoi çështjen për të
gjithë kompaninë”, tha një ish-koleg. Dy ditë më vonë, më 6 prill, një tjetër
email i një kompanie të madhe u dërgua nga një adresë e panjohur e disponueshme,
e nënshkruar La Rezistenca. Ajo u bënte thirrje të gjithë atyre që kundërshtonin
marrëveshjen me Turk Telekom të protestonin direkt tek Francisco Partners. “Ne
nuk kemi absolutisht asnjë arsye për të bërë marrëveshje joetike. Procera është
një kompani e madhe që mund të bëjë gjëra të mira në botë. Kemi bërë çdo gjë për
të përmirësuar cilësinë e rrjetit. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu … Email
juaj absolutisht nuk ka rëndësi. Mund të mos e publikoni nëse dëshironi. Nëse dëgjohen
disa zëra tek tuk, atëherë kjo do të thotë që ata janë thjesht disa zëra vokalë,
por nëse dëgjohen më shumë zëra, atëherë janë të detyruar të marrin vendime të
rëndësishëm”. Më 11 prill, Cantor zhvilloi një takim urgjent në Malmo për të
dëgjuar punonjësit dhe në kushtet kur pakënaqësitë kishin shpërthyer, riorganizimit
i komisionit të etikës; në fushën e komunikimit të brendshëm, punonjësit e
kishin shprehur edhe më parë zhgënjimin e tyre për mungesën e transparencës nga
grupi, shqetësime të ngritura që në fund të vitit 2014, pas marrëveshjes për të
siguruar inspektim të detajuar për operatorët e Lindjes së Mesme ku  kishin provuar edhe materiale ngjitëse. “Nuk
dua gjak në kodin tim”, u ankua një inxhinier. “A është e mundur që të ketë një
etikë beznesi edhe në Lindjen e Mesme?”, pyeti një tjetër. Burimet treguan për
momente veçanërisht të vështira në Malmo. “Të gjithë zhvilluesit  propozuan të ngriheshin edhe të jepnin një
duartrokitje për [Andsten] për shkak se ai kishte mbajtur një qëndrim kundër”,
tha një burim. “Të skuqur, ekipi i menaxherë në skenë duhej të merrte pjesë në
duartrokitjen për këtë person, i cili iu kishte shkaktuar atyre shumë
probleme”. Procera nuk e detyroi stafin që të punonte. Punonjësit aktualë dhe
ish punonjësit thanë se e drejta e publikimit të username-it dhe fjalëkalimit u
jepen pjesërisht firmës kanadeze Northforge, duke pretenduar se kjo është bërë
për të shmangur acarimin e marrëdhënieve ndërmjet inxhinierëve dhe ekzekutuesve.
Procera nuk ka komentuar mbi këtë aspekt të punës. Northforge nuk i është
përgjigjur kërkesave për koment. Që pas largimit të Andsten, edhe pesë
inxhinierë të tjerë kanë lënë punën, sipas burimeve. Puna vazhdon, thonë
punonjësit aktualë, dhe ato që kanë qenë më përpara, të cilët gjithashtu thonë
se Cantor u ka dërguar disa kompanive emaile të gjata që të këshillojnë stafin
që të mos flasin me shtypin.

 

Regjimi i mbikqyrjes së Turqisë

 

Edhe pse të punësuarit vazhdojnë të jenë të shqetësuar në lidhje me
aksesimin e qeverisë turke në username-in dhe fjalëkalimet miliona qytetarëve
të saj, Procera ende nuk është kontraktuar nga regjimi Erdogan apo edhe nga Turk
Telekom. Kontrata ishte me SEKOM, një sistem integrues, i cili ka punuar për të
instaluar teknologjinë tek operatorët përkatës. (SEKOM nuk i është përgjigjur
ende kërkesës sonë për koment.) Një zëdhënës i Turk Telekom u përgjigj me
e-mail: “Si një kompani lider në fushën e komunikimit dhe teknologjive
argëtuese në Turqi, Turk Telekom gjithmonë përpiqet për të ofruar produkte dhe
shërbime të teknologjisë më të fundit për klientët tanë. Për të përmbushur këtë
qëllim, jemi duke përmirësuar dhe rinovuar pajisjet të vjetëruara në të gjithë infrastrukturën
e rrjetit tonë. Gjatë procesit të rinovimit, kohët e fundit kemi zëvendësuar
disa pajisje në rrjetin tonë me versionet më të fundit dhe këtë e kemi
realizuar përmes tenderave. Do të vazhdojmë ofertat tona për shërbimet e bazuar
në kuota dhe shërbimet e kontrollit prindëror për klientët tanë me këto pajisje
të reja”. “Në si Turk Telekom jemi shumë të ndjeshëm në lidhje me mbrojtjen dhe
konfidencialitetin e të dhënave personale të klientëve tanë dhe operojmë plotësisht
në pajtim me rregullat dhe rregulloret mbi të cilat ne punojmë”. Kompania
pranoi të komentojë mbi aftësitë e saj në aksesimin e username-it dhe fjalëkalimit.
Si çdo operator, Turk Telekom është në mëshirën e legjislacionit të qeverisë.
Një nga rregullat më invazive, Ligji Nr 5651, kërkon që çdo kompani e telekomit
për t’u loguar duhet të ruajë userin e veprimtarisë për të paktën deri në dy
vjet dhe t’ia paraqesë këto të dhëna qeverisë kur kërkohet me vendim të gjykatës.
Akti i Sigurisë Kombëtare, i miratuar në vitin 2015, i lejon qeverisë turke për
të spiunuar nga telekomi lidhjet e të dyshuarve për 48 orë, pa pasur nevojë të
marrë leje nga një gjykatë.

Ambasada turke në Londër, zyra e punëve të jashtme dhe zyra e Kryeministrit
nuk i janë përgjigjur kërkesave të përsëritura për komente për këtë artikull.

 

Një paketë e zgjeruar inspektimi

 

Dhe si çdo kompani tjetër që punon në një paketë të zgjeruar inspektimi (DPI),
Procera-s i është dashur të shkelë një vijë të hollë në mes për të të siguruar
rrjet të një teknologjie të dobishme dhe pajisje të rrezikshme për mbikqyrjeje.
Procera kurrë nuk do ta përshkruaj veten si një kompani e përgjuese, por më
tepër një QOE dhe QOS (kualiteti i përvojës dhe cilësisë së shërbimit) shitësi
për operatorët e telekomunikacionit. Por, DPI (paketa e gjerë inspektuese),
ndonëse shumicën e rasteve e mirë, është natyrisht pushtuese. “DPI mundëson
vëzhgimin që në fillim”, theksoi këshilltari ligjor i Citizen Lab, Sarah
Mckune. Qëllimi i tij është më shumë për të hapur “pakot” e të dhënave
fluturuese në të gjitha rrjetet dhe inspektimin e tyre për të parë nëse ata
duhet të kalojnë ose jo. Ashtu siç dikush që është në kërkim të një pakeje në
postë, për të përcaktuar nëse ka ndonjë gjë kontrabandë ose ilegale brenda, DPI
skanon çdo pako dhe çdo shkrim që ka brenda, përpara se të vendosë të drejtojë
të dhënat ose do t’i hedhë në kosh të plehrave. Lloje të ndryshme të trafikut
mund të jenë me prioritet më të lartë nëse ata duhet të zhvendosen më shpejt,
duke e bërë DPI një teknologji thelbësore në debatin e neutralitetit të netit.
Ose DPI mund të zbulojë viruse malëare dhe të ndalojë përhapjen tyre. DPI ka
bërë bujë për “raste të përdorimit” të diskutueshme. Kina, për shembull, pëlqen
që të përdorurë DPI në censurën famëkeqe dhe në sistemet e mbikqyrjes.
Sunnyvale, Blue Coat Systems me bazë në Kaliforni, në të cilën Francisco
Partners ishte një investitor i rëndësishëm, pa që teknologjia e saj e DPI
ishte duke censuruar internetin në Siri në vitin 2011, sapo lufta civile kishte
shpërthyer. Aktivistët e të drejtave të njeriut shikonin shtrembur, por Blue
Coat më vonë tha se ishin rishitësit ato që duheshin fajësuar dhe se nuk kishte
dhënë leje për teknologjinë që do të transportohej në vend. Një rishitës është një
shuplakë e vonë me një gjobë maksimale prej 2.8 milion dollarësh nga Byroja e
Industrisë dhe Sigurisë (BIS). (Francisco Partners ka gjithashtu aksione në
rrjetet Barracuda dhe Dell Softëare, që të dy të transportues të produkteve
DPI). Punonjësit e mbetur të Procerës janë ende të shqetësuar në lidhje me
dërgesat e tjera arkëtarëve të DPI. Në veçanti, një marrëveshje e nënshkruar
nëpërmjet sistemeve integruese Sistemet Giza për Autoritetin Rregullator
Kombëtar të Telecomit (NTRA), i cili kishte kërkuar që të përdorë shërbimin e
Procerës për përdorimin e pikëve për të vlerësuar performancën e rrjetit dhe
përvojën e abonentëve për operatorët e ndryshëm, sipas një dokumenti
“fushëveprimi i punës”. Duhet te jetë punë e ligjshme që në vështrimin e parë,
tha një ish anëtar i stafit. Por, disa punonjës janë ende të shqetësuar në
lidhje me potencialin për abuzime me produktin, në mënyrë që të mund të
vendosen shumë teknologji. Ish-anëtari i stafit tha se: “Kjo është e pazakontë
dhe mjaft e kushtueshme për të përgjuar të gjithë trafikun në vend dhe
indeksimin e tij… Mund të jetë më e thjeshtë nëse këtë ua kërkoni operatorëve
tuaj për t’ju mundësuar një sasi më të vogël të dhënash, por sigurisht më cilësore”.
Ata vunë në dukje se produkti ScoreCard mban një databazë të shfletueshme e një
ID parapaguese, që kanë vizituar faqen e internetit, dhe ID lokacioni lidhur me
adresën e tyre IP. “Kjo bazë të dhënash është e kërkueshme i kërkohet
konsumatorit në fund nëse ata e dinë. “Por një person që kishte dijeni për bizneset
e kompanisë në Lindjen e Mesme, tha se Procera nuk ka shitur apo dërguar ndonjë
licencë të aftësive për qasje në bazën e të dhënave në çdo operator ose
rregullator në Egjipt, dhe se produkti Fletnotim nuk kryen asnjë lloj survejimi.
Ndërkohë, Turqia vazhdon të zgjerojë kontrollin e saj mbi uebet. Vetëm muajin e
fundit, më shumë se 150 efektiva të policisë thuhet se janë arrestuar për
përdorimin e një mjeti encryption, ByLock, të cilin qeveria beson se gylenistët
e kanë përdorur për të organizuar grushtin e shtetit. Shërbimet cloud Microsoft
OneDrive, Google Drive dhe Dropbox, si dhe kodin depo Github janë bllokuar. Blackout-i
u zbatua në përgjigje të një rrjedhje të 50 mijë e-maileve të Ministrit të
Energjisë së Turqisë, dhëndrit të Erdoganit, Berat Albeyrak nga grupi i
hakerave RedHack. A kanë ndihmuar “Turk Telekom” dhe “Procera” për të vënë në
zbatim këtë bllokadë? Askush nuk ka bërë komente në momentin e publikimit.

*http://www.forbes.com/sites/thomasbrewster/2016/10/25/procera-francisco-partners-turkey-surveillance-erdogan/#7f97d1c975ce